Kurti merr përkrahje nga Izraeli për mbrojtjen e monumenteve kulturore

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett i ka dërguar letër urimi Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Në letrën e urimit, Bennett ka thënë se Izraeli do ta ndihmojë Kosovën në ruajtjen e monumenteve me vlerë universale. Duke iu falënderuar për letrën, kryeministri Bennett shprehet mirënjohës që Kryeministri Kurti ka ndarë pikëpamjet e tij me të dhe me liderët tjerë botërorë lidhur me temën e rëndësishme dhe delikate të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
“Izraeli me kënaqësi do t’ju ndihmojë në ruajtjen e monumenteve me vlerë universale kulturore, si dhe do t’ju ndihmojë në përkushtimin e vëmendjes për to, si dhe për shndërrimin e tyre në një destinacion turistik. Ne kemi një përvojë të madhe me objektet tona kulturore në Izrael, e sidomos në Jerusalem, dhe atë që ne e dimë në këtë aspekt, me kënaqësi do ta ndajmë me ju,” thuhet në letër.
Në emër të Qeverisë së Izraelit, kryeministri Bennett, shprehë falënderimin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.