Kurti në Bruksel ka ngritur shqetësimet për kërcënimet e vazhdueshme ndaj sigurisë në Kosovë

Kurti në Bruksel ka ngritur shqetësimet për kërcënimet e vazhdueshme ndaj sigurisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se në takimet që kishte edhe me shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas dhe Komisioneren Evropiane për Fqinjësi dhe Zgjerim, Marta Kos, një ditë më parë në Bruksel ka ngritur shqetësimet për kërcënimet e vazhdueshme ndaj sigurisë në Kosovë. “Gjatë takimit tonë dypalësh dhe darkës së përbashkët me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, shefen e politikës së jashtme, Kaja Kallas dhe Komisioneren Evropiane për Fqinjësi dhe Zgjerim, Marta Kos, ngrita shqetësimet në lidhje me kërcënimet e vazhdueshme ndaj sigurisë sonë, duke përfshirë sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën tonë kritike, dhe kërkova llogaridhënie”, ka shkruar Kurti në “X”. Kryeministri i Kosovës ka shtuar se bashkëpunimi rajonal duhet të bazohet në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat kërkojnë njohje dhe respekt reciprok, llogaridhënie dhe një angazhim të përbashkët për paqen. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button