Kurti nuk flet në Prishtinë për aneksin e zbatimit të Planit evropian
Kurti nuk flet në Prishtinë për aneksin e zbatimit të Planit evropian

Dy ditë pas takimit në Ohër me presidentin serb, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është paraqitur në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, por që nuk është prononcuar para gazetarëve për aneksin e zbatimit të planit evropian.
Pas kësaj ngjarje, Kurti është duke zhvilluar takim me ambasadorët në Kosovë.
Kryeministri Kurti në shkollën “Elena Gjika”, të hënën është shprehur krenar që në Kosovë është kjo traditë e shumëgjuhësisë, ku nxënësve ju lejohet të mësojnë gjuhën e tyre amtare.
“Jemi krenar për këtë traditë të shumëgjuhësisë në vendin tonë që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Strategjia e arsimit 2022/26 përfshin subvencione të vazhdueshme për hartimin, përkthimin dhe përshtatjen e teksteve mësimore dhe materialeve tjera në gjuhën turke, por edhe komuniteteve tjera joshumicë që jetojnë këtu”, tha Kurti.
Kurti theksoi para nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle se arsimi më i mirë është në gjuhën amtare.
“Para se të mësojmë gjuhët e njëri tjetrit duhet të jemi të sigurt në gjuhën tonë dhe arsimi më i mirë është ai në gjuhën amtare. Së bashku po festojmë faktin se në Kosovë ekzistojnë këto mundësi për arsimim ne gjuhën amtare që inspirojnë fëmijët për mësim më shumë”, shtoi Kurti.