Kurti për Alsat: Partitë politike shqiptare të punojnë për qytetari dhe shqiptari, rotacionet në politikë janë të shëndetshme
Kurti për Alsat: Partitë politike shqiptare të punojnë për qytetari dhe shqiptari, rotacionet në politikë janë të shëndetshme

Gazetar: Zekirja Haxhiu
Pavarësisht nëse BDI gjendet në pushtet ose opozitë, kjo parti duhet të përvesh mëngët, të tejkalojë inatet politike dhe të angazhohen që gjuha shqipe në Kushtetutë të mos njihet si term 20%. Ky ishte mesazhi i kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti në intervistën për Alsat. Duke folur për ligjin për gjuhët dhe nenet e kontestuara, Kurti ngre pyetjen se përse, pas kaq shumë vitesh pas Marrëveshjes së Ohrit, as kartmonedhat, as uniformat e as zbatimi i gjuhës në seanca gjyqësore nuk janë trajtuar?
“Ky imazh, pozitë-opozitë nuk duhet të shkojë as në kurriz të kombit shqiptar as në kurriz të vërtetës dhe saktësisë. Edhe unë vazhdimisht kërkoj, jo vetëm sot që shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të mos u cenohen të drejtat por në të njëjtën kohë nuk është mirë të mendohet se na paska qenë parajsë kur BDI ishte në pushtet e tash na u paska bërë ferr pse VLEN-i i paska disa ministri. Ajo çfarë duhet të bëjmë ne është të theksojmë atë që e kemi të përbashkët. Mënyra për të ecur para është që konkurrenca të mos shndërrohet në rivalitet armiqësor që pamundëson bashkëpunimin dhe e harron të përbashkëtën tonë”, deklaroi Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës.
Ajo çfarë duhet bërë – thotë Kurti, është që të punojmë për qytetari, me ndershmëri, duke përqafuar edhe idenë se rotacionet janë të shëndetshme për politikën.
“Duhet të luftojmë me ide për qytetari dhe për shqiptari. Unë nuk besoj që duhet të luftojmë për karrige e pushtet. Le të fitojnë idetë, përkushtimi, patriotizmi, ndershmëria, këto le të fitojnë, por rotacionet janë të pashmangshme. Ne jemi një komb, shqiptarët kudo që janë, kanë një identitet dhe një gjuhë, mirëpo nuk mund të kemi një parti politike. Në asnjë vend ku banojnë e që popullojnë shqiptarët në Ballkan nuk ke vetëm një parti politike”, u shpreh Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës.
Ajo çfarë duhet bërë – thotë Kurti, është të theksojmë atë që e kemi të përbashkët, ndërsa konkurrenca të mos shndërrohet në rivalitet armiqësor që pamundëson bashkëpunimin.
Deklaratat e kryeministrit Kurti për gjuhën shqipe se ajo nuk është zyrtare, por vetëm 20% dhe në kllapa, revoltuan Frontin Europian i cili në tubimet me qytetarët e quajti këtë si keqinformim të Kurtit. /Alsat.mk