Kurti për televizionin portugez: Serbia po armatoset për luftëra

Kurti për televizionin portugez: Serbia po armatoset për luftëra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se Serbia dhe Rusia po tentojnë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.

Kurti në një intervistë për Televizionin Publik të Portugalisë RTP thotë se Serbia po armatoset nga Rusia për luftëra, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash, Kurti vlerëson se vendet e BE-së për shumë kohë e kanë neglizhuar këtë bashkëpunim ushtarak mes Serbisë dhe Rusisë.

“Kremlini po përpiqet të përdorë Serbinë si mjet për destabilizimin e Ballkanit. Ajo po blen pajisje ushtarake nga Rusia. Nga 14 avionë MIG-29 që kanë, 8 janë donacion nga Bjellorusia dhe gjashtë nga Federata Ruse. Ekziston një ndërtim i bashkëpunimit ushtarak midis Beogradit dhe Moskës dhe, siç e shihni në Ukrainë, i gjithë armatimi që është blerë nuk është vetëm për trajnim, por edhe për luftëra. Pra, pajisjet ushtarake janë fazë përgatitore për makineritë e luftës. Shumë vende në BE e kanë lënë pas dore këtë ngritje ushtarake të Federatës Ruse dhe Serbisë”, tha Kurti.

LEXO EDHE:

Back to top button