Kurti sot pritet të takohet me Haradinajn

Gjatë kësaj të marte, kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa një ditë pas do ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Për dallim nga Abdixhiku dhe Haradinaj, PDK ka refuzuar takimin e ftuar nga Albin Kurti.
Ditë më parë, Kurti i kishte dërguar nga një letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet politike.
Kurti vazhdimisht kishte deklaruar se për çështjet me interes kombëtar, përfshirë dialogun me Serbinë, do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim me partitë dhe liderët opozitarë.