Kurti: Sot Republika është më e fortë se asnjëherë më parë

Kurti: Sot Republika është më e fortë se asnjëherë më parë

Kryeministri Albin Kurti ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke thënë se Republika sot është më e fortë se asnjëherë më parë.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur e rastin e pavarësisë, Kurti ka thënë se sot janë forcuar institucionet demokratike dhe është normalizuar funksionimi i tyre.

Kurti tutje ka nderuar të gjithë ata që kanë sakrifikuar dhe janë flijuar për lirinë.

“Nga heronjtë, dëshmorët e martirët që e dhanë jetën e tyre, te invalidët dhe veteranët e UÇK-së, te veprimtarët dhe mbarë qytetarët që qëndruan pa lëkundur përball sfidave që të gjithëve u jemi mirënjohës për përkushtimin dhe kontributin e tyre. Liria për të cilën kemi sakrifikuar kaq shumë kërkon demokraci, që mundëson të dëgjohet zëri i popullit dhe të mbrohen të drejtat e qytetarëve. E demokracia nga ana tjetër kërkon institucione të forta. Institucione që mbrojnë sundimin e ligjit, garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe sigurojnë që pushteti iu shërben qytetarëve”, ka thënë ai.

Pas mbledhjes së Qeverisë është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Ata kanë bërë nderime edhe te Monumenti i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë.

Osmani dhe Kurti kanë bërë homazhe edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi, ku kujtuan kontributin e jashtëzakonshëm të tij për lirinë dhe të drejtat e popullit shqiptar.

LEXO EDHE:

Back to top button