Kurti takohet me kryeministrin belg Alexander De Croo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla ka filluar vizitën zyrtare dyditore në Bruksel, ku është pritur në takim nga kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo.

Në këtë takim, kryeministri De Croo ritheksoi mbështetjen e Belgjikës për synimet e Qeverisë së Kosovës në të mirë të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës dhe afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për dialogun e lehtësuar nga BE.

Kryeministri Kurti e njoftoi homologun e tij De Croo për përkushtimin dhe prioritetet e qeverisë për forcimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin ekonomik, dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Në takim u diskutua edhe rreth mundësive dhe formave të rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar midis dy vendeve, me vëmendje të veçantë te përfshirja e mërgatës sonë, e cila është integruar mirë dhe kontribuon në Belgjikë.

Po ashtu, u bisedua për vaksinat kundërCOVID-19, angazhimin e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e tyre dhe mundësitë e mbështetjes së Belgjikës në këtë synim.

LEXO EDHE:

Back to top button