Kurti: Vuçiqi nuk distancohet as nga Millosheviqi e as nga Putini
Kurti: Vuçiqi nuk distancohet as nga Millosheviqi e as nga Putini

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se darka joformale me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zgjatur rreth një orë e gjysmë e pas saj. Sipas tij, Vuçiq nuk ka edhe më tej distancim nga politika e Sllobodan Millosheviqit dhe as nga politika e presidentit rus, Vladimir Putin.
Kurti paralajmëroi se takimi i radhës nuk do të jetë në nivel të liderëve, por do të jetë në nivel të kryenegociatorëve.
“Në pallatin Borsig në periferi të Berlinit ishte takimi i tretë me lehtësimin apo ndërmjetësimin e Lajçak, takim që ishte në përgatitje për takimin javës së ardhme kur me 13 maj, kryenegociatorët tanë takohen në Bruksel. Qëndrimet e presidentit të fqinjit tonë verior janë të vjetra dhe insistimi im është natyrisht për një marrëveshje që natyrisht është e obligueshme, normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, duke pasur në qendër njohjen reciproke. Mirëpo në këtë aspekt, nuk mund të them se ka përparim. Pra, nuk ka distancim nga Millosheviqi, nuk ka distancim nga Putini, dhe përveç që ka qëndrime të vjetra, ka edhe sjellje të çrregullta do të thosha”, ka thënë Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se darka joformale me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zgjatur rreth një orë e gjysmë e pas saj. Sipas tij, Vuçiq nuk ka edhe më tej distancim nga politika e Sllobodan Millosheviqit dhe as nga politika e presidentit rus, Vladimir Putin.
Kurti paralajmëroi se takimi i radhës nuk do të jetë në nivel të liderëve, por do të jetë në nivel të kryenegociatorëve.
“Në pallatin Borsig në periferi të Berlinit ishte takimi i tretë me lehtësimin apo ndërmjetësimin e Lajçak, takim që ishte në përgatitje për takimin javës së ardhme kur me 13 maj, kryenegociatorët tanë takohen në Bruksel. Qëndrimet e presidentit të fqinjit tonë verior janë të vjetra dhe insistimi im është natyrisht për një marrëveshje që natyrisht është e obligueshme, normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, duke pasur në qendër njohjen reciproke. Mirëpo në këtë aspekt, nuk mund të them se ka përparim. Pra, nuk ka distancim nga Millosheviqi, nuk ka distancim nga Putini, dhe përveç që ka qëndrime të vjetra, ka edhe sjellje të çrregullta do të thosha”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.