Kurti: Zgjedhjet e Serbisë mund të mbahen vetëm me marrëveshje me Kosovën

Zgjedhjet e Serbisë më 3 prill nuk do të mbahen në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur se zgjedhjet mund të mbahen vetëm me marrëveshje me Kosovën. Zëdhënësi i BE-së për çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë se BE-ja shpreh keqardhje për atë që ai e ka quajtur “vendim të Kosovës për të refuzuar propozimin e QUINT-it”, për votimin e serbëve në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi. Siç konfirmuan zyrtarë evropianë për Radion Evropa e Lirë, çështja e votimit të serbëve të Kosovës në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë tashmë është “mbyllur”. Për këtë situatë çpresidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka mbledhur këshillin e sigurisë kombëtare, ndërsa më pas do të takojë edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës
“Nuk ka ndonjë zhvillim të ri. Sa i përket zgjedhjeve serbe, ato mund të mbahen vetëm me marrëveshje me Kosovën, e për këtë na nevojitet një kërkesë e tyre e cila nuk ka ndodhur”, tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës./Alsat.mk