Kurz: BE do të jetë e plotë vetëm pasi t’i bashkohen vendet e Ballkani Perëndimor

Austria është shumë e interesuar për stabilitetin dhe të ardhmen europiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot kancelari austriak Sebastian Kurz, para samitit me liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është një rajon mjaft afër Austrisë, me të cilin jemi lidhur ekonomikisht, për nga kultura dhe njerëzit, prandaj ne jemi shumë të interesuar për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurz.

“Sot, qëllimi ynë është që të konfirmojmë perspektivën europiane të të gjitha vendeve të këtij rajoni. BE do të jetë e plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të bashkohen me të”, theksoi ai.

Kancelari austriak vuri, gjithashtu, në dukje se përveç mbështetjes së integrimit europian të rajonit, në takim do të zënë vend edhe lufta kundër pandemisë, migrimi dhe bashkëpunimi ekonomik

LEXO EDHE:

Back to top button