Kurz njofton masa të reja për të luftuar terrorizmin

Austria ka marrë masa të ashpra kundër terrorizmit. Në klauzolën që njeh tashmë krimin e islamit politik, dhe që pritet të miratohet në parlament, përfshihet dhe dënimi i atyre që ushqejnë terrorizmin.

Pjesë e legjislacionit do të jetë “krimi i Islamit Politik” në mënyrë që të procedohen penalisht ata që nuk janë terroristë por që u krijojnë atyre një terren prodhues. Lajmi është konfirmuar nga kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili dy ditë më parë nënvizoi domosdoshmërinë e një qasjeje më të ashpër në Europë kundër luftëtarëve të huaj të cilët janë thjesht një minë me sahat. Pra një kërcënim për shoqërinë.

Kurz konfirmoi një shtrirje të mundësive për të mbyllur vendet e kultit. Do të hartohet dhe një regjistër i imamëve dhe një ashpërsimi i ligjeve për shoqatat dhe simbolet. Kancelari me anë të një postimi në profilin e tij në Twitter paralajmëroi se do të merren masa për të bllokuar fluksin financiar në mbështetje të terrorizmit.

Propozimet përfshijnë mundësinë e burgimit të përjetshëm apo të vëzhgimit elektronik pas lirimit të atyre që dënohen për terrorizëm. Parashikohet dhe heqja e nënshtetësisë austriake për të dënuarit. Masat do të dorëzohen për votim në parlament, në dhjetor. Kurz tha se ato bazohen në një qasje prej dy frontesh: nga njëra anë goditja e të dyshuarve për terrorizëm dhe e ideologjisë që i drejton.

LEXO EDHE:

Back to top button