Kush do të luajë në filmin e ri të Quentin Tarantinos?

Kush do të luajë në filmin e ri të Quentin Tarantinos?

Regjisori i mirënjohur i filmave të Hollywoodit Quentin Tarantino, është duke bërë një film të ri, në të cilin do të luajë aktori i mirënjohur Brad Pitt, raporton “Deadline”.

Tarantino do të bashkëpunojë për herë të tretë me Pittin në filmin e tij të ri me titull “The Movie Critic”.

Në filmin e ri të Tarantinos, për të cilin thuhet se është i fundi që ai do të bëjë, bëhet fjalë për jetën e një burri i cili ka jetuar mirë, por nuk ka qenë asnjëherë i famshëm dhe ka shkruar rekomandime filmash për një reviste që kishte përmbajtje eksplicite.

“Ai ishte shumë i pasjellshëm, shante, përdorte sharje raciste, por të bënte shumë për të qeshur. Ishte shumë, shumë i pasjellshëm”, ka thënë Tarantino duke sqaruar se megjithatë ai mendon se ky burrë ka qenë një kritik shumë i mirë i filmit.

Ende nuk dihet se cilin rol do ta luajë Pitti në film.

Tarantino pati thënë për Pittin se është një ndër aktorët e paktë që ka mbetur yll filmi.

Akademia e filmit në vitin 2019 e pati shpërblyer Pittin me çmim “Oscar” si aktori më i mirë në rol mbështetës, për filmin e Tarantinos “Once Upon A Time in Hollywood”, film ky që fitoi 377 milionë dollar në mbarë botën.

Aktori gjithashtu ka luajtur në filmin tjetër të Tarantinos, “Inglourious Bastards”.

LEXO EDHE:

Back to top button