Kush është favoriti kryesor për të fituar trofeun në Ligën e Kampionëve?

Kompania britanike analitike sportive, “Opta”, e cila ofron të dhëna për më shumë se 30 sporte në mbi 70 vende, me klientë që variojnë nga ligat dhe federatat tek transmetuesit dhe faqet e internetit të basteve ka publikuar së fundmi shanset për gjysmëfinale, finale dhe për të fituar trofeun, për secilin nga tetë klubet e mbetura në Ligën e Kampionëve.
Gjatë kësaj të martë dhe të mërkurë janë zhvilluar ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Kampionëve, ku disa nga skuadrat kanë bërë një hap të madh drejt kualifikimit në gjysmëfinale. Man. Siti ka fituar 3-0 në shtëpi ndaj Bajern Munihut, Interi ka triumfuar 2-0 në transfertë ndaj Benfika-s, Milani moshti 1-0 Napolin, ndërsa Real Madrid fitoi 2-0 ndaj Çellsit. Por, cilat skuadra kanë më shumë gjasa për të kaluar më tej në gjysmëfinale, finale apo për ta fituar trofeun.
Siti është skuadra me shanset më të mëdha për të kaluar në gjysmëfinale me 96.1 %, për të kaluar në finale ka 67.5 për qind, ndërsa për ta fituar trofeun 45.5 %. Në vend të dytë është Interi me 93.1 % shanse për të kaluar në gjysmëfinale, 44.8 për të kaluar në finale dhe 16.2 për të fituar trofeun.
Real Madrid zë vendin e tretë me 89.5 % shanse për gjysmëfinale, për të siguruar finalen ka 28.3 %, ndërsa për të fituar trofeun 16 %.
Pas tyre vijnë Napoli me 10.7 % për ta fituar trofeun, Milan me 8.5 %, Bajern Munihu me 1.6 %, Çellsi me 0.8 % dhe Benfika e fundit me 0.6 %.