Kush është Kamala Harris?

Kamala Harris i bashkohet Shtëpisë së Bardhë jo vetëm si zëvendëspresidente e Joe Biden, por edhe si afrikano-amerikania e parë dhe personi i parë me origjinë aziatike në këtë rol.

Rruga drejt karrierës në postin e lartë ka pasur edhe pjesën e saj të polemikave, me formimin e saj profesional si prokurore dhe me përgjegjësinë për karrierën politike.

Harris u lind më 20 tetor 1964 në Oakland, Kaliforni.

Nëna e saj ishte një studiuese e kancerit, emigrante nga India dhe babai i saj ishte ekonomist nga Xhamajka.

Zëvendëspresidentja e ardhshme 56-vjeçare kaloi pjesën më të madhe të rinisë së saj në Montreal, Kanada, para se të ndiqte Universitetin Howard, një kolegj historikisht ”me ngjyrë” në Uashington dhe të merrte një diplomë në jurisprudencë nga Universiteti i Kalifornisë.

Ajo hyri në skenën politike të Kalifornisë pasi u zgjodh Prokurore e Qarkut të San Franciskos dhe përfundimisht u bë gruaja e parë dhe personi i parë me ngjyrë që u bë Prokurore e Përgjithshëm e Kalifornisë në 2011.

Më pas, si senatore, ajo fitoi admirimin midis demokratëve për marrje në pyetje të zyrtarëve të administratës Trump gjatë procedurave gjyqësore.

Por, Harris akuzohet si “grua police”, një akuzë që ka marrë rëndësi në rritje, kur verën e kaluar ajo kërkoi ndryshime në polici.

Harris shpesh ka mbështetur politikat progresive në çështjet e drejtësisë penale, të tilla si një angazhim për të mos kërkuar kurrë dënimin me vdekje, kur ishte Prokurore e Qarkut në San Franciskos, një premtim që ajo e respektoi edhe pas vrasjes së një polici, por duke shkaktuar kritika.

Si Prokurore e Përgjithshme, Harris ka deklaruar se ka qenë kundër dënimit me vdekje.

Harris, e cila filloi disa nga sulmet më të hidhura ndaj Biden gjatë fushatës së saj presidenciale, ka pasur një marrëdhënie të gjatë me familjen e presidentit.

Ajo ishte mikeshë personale e djalit të Biden, Beau, prokuror i përgjithshëm i Delaware, i cili vdiq nga kanceri.

Shpesh e përshkruar si një pragmatiste e moderuar, kritikët thonë ”se qëndrimi i saj ideologjik është i vështirë të përcaktohet”.

Gjatë kohës si senatore, që nga viti 2016, Harris ka grumbulluar një nga rekordet më liberale të votimit në Senat, duke mbështetur legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit dhe politikat e zgjeruara të imigracionit.

Tani asaj i është dhënë një shans tjetër si zëvendëse e Biden, me më shumë demokratë që spekulojnë se ajo mund të jetë pasardhësja e Biden në 2024 ose në garat pasuese presidenciale.

LEXO EDHE:

Back to top button