Kush është më afër finales në Ligën Evropa, më 22 maj?

Pasi i mësuam dy finalistët e Ligës së Kampionëve, sonte është koha për ta bërë të njëjtën gjë, por në Ligën Europa. Do ta presin dy ndeshje shumë interesante. Vëmendja kryesore do të jetë në Gjermani, aty ky Bajer Leverkuzeni e pret skuadrën e Romës. Ekipi gjerman hynë në këtë sfidë me epërsinë e 2:0 nga ndeshja e parë e zhvilluar para një jave në “Olimpiko”.

Në atë ndeshje, golat për Leverkuzenin i shënuan Florian Virtz në minutën e 28-të dhe Andrih në të 73-të. Kështu, edhe barazimi do të ishte i favorshëm për Bajerin të kaloj tutje.

Ekipi i drejtuar nga Çabi Alonso është duke e zhvilluar një super edicion. Fituan titullin e kampionit në Bundesliga, për herë të parë në histori të klubit, si dhe janë në finale të Kupës së Ligës dhe afër finales së Ligës Evropa. Në krahun tjetër, Roma e kërkon finalen në mënyrë që ta shpëtojë sezonin dëshpërues.

Përballja tjetër e natës është mes Atalantas e Marsejës. Sfida e parë e zhvilluar para një jave nuk dha fitues, duke u mbyllur 1:1. Për italianët kishte shënuar Skamaka, kurse për francezët Mbemba.

Të dy ndeshjet e sotme do të zhvillohen duke filluar nga ora 21:00. Finalja e madhe e Ligës Evropa do të luhet më 22 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button