Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema dhe sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah kryesojnë garën e futbollistëve më në formë në ligat evropiane.
Në një matje të statistikave nga faqja e njohur ‘Squaëka’, Benzema dhe Salah rezultojnë të jenë dy më të mirët në Evropë për momentin. Duke e llogaritur pjesëmarjen e golave në këtë edicion të ri 2021-22, Karim Benzema kryeson listën me 16 gola pjesëmarrës këtë sezon në La Liga, i ndjekur nga Mohamed Salah i cili ka qenë pjesëmarrës në 15 gola deri më tani në Premier Ligë.
Pas tyre, vijnë dy sulmuesit e Bundesligas, Erling Haaland i cili ka pjesëmarrjen të 12 golave këtë edicion, kurse Levandovski pozicionohet në vendin e katërt me 11 gola. Top 5-shen e mbyll, i talentuari i Bajer Leverkusen, Florian Ëirtz me 10 gola në Bundesligë.








