Kush ndëshkohet me të verdhë… zëvendësohet

Interi i ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme detyrat deri në këtë pikë të sezonit. Zikaltërit udhëheqin renditjen në Serie A, ashtu siç janë të parët dhe të kualifkuar në Ligwn e Kampionwve. Skuadra ka funksionuar edhe në momentin kur ka pasur rotacion, teksa trajneri Simone Inzaghi kuron edhe detajet më të vogla.

Nga një vëzhgim i fundit, tekniku italian i Inter, nuk i lë asgjë rastësisë dhe kur vjen puna te lojtarët që ndëshkohen me karton të verdhë gjatë një ndeshje, në 60% të rasteve i zëvendëson ata. Madje, të ndëshkuarit qëndrojnë mesatarisht në fushë për 16 minuta nga momenti i kartonit të verdhë dhe më pas zëvendësohen.

Në këtë sezon, Interi ka koleksionuar 26 kartonë të verdhë dhe nga këto raste janë zëvendësuar 16 lojtarë, pra 60% e rasteve. Vetëm tre janë futbollistët të cilët i kanë shpëtuar këtij rregulli të pashkruar nga trajneri Inzagi si Françesko Açerbi, Davide Fratesi dhe Karlos Augusto.

Çalhanoglu është zëvendësuar në katër raste nga katër herë që është ndëshkuar me të verdhë, më pas Barella dhe Mkhitarian që janë zëvendësuar në tre raste nga tre që janë ndëshkuar me të verdhë, më pas vijnë me radhë nga një herë, Lautaro Martinez, Benjamin Pavard, Denzel Dumfries si dhe Kristjan Asllani.

LEXO EDHE:

Back to top button