Kushtetuesja pritet të marr sot vendimin përfundimtar mbi Ligjin për tatimin solidar

Kushtetuesja pritet të marr sot vendimin përfundimtar mbi Ligjin për tatimin solidar

Gjykata Kushtetuese pritet të marr sot vendimin përfundimtar mbi Ligjin për tatimin solidar. Procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit të kontestuar ka filluar më 20 nëntor të vitit të kaluar. Tatimi solidar u prezantua si shpenzim publik i njëhershëm për vitin 2023. Këtë tatim e paguanin kompanitë që kanë gjeneruar të ardhura të përgjithshme prej rreth 10 milionë euro në vitin 2022. Qëllimi i tatimit ishte mbledhja e mjeteve për t’i zbutur pasojat e krizës dhe për të kontribuar në shpenzimet publike në mënyrë solidare. Sot gjykata mund të marrë vendim për shfuqizimin ose anulimin e procedurës. Shfuqizimi do të thotë që në të ardhmen një ligj i tillë as nuk do të miratohet dhe as nuk do të zbatohet, ndërsa nëse anulohet do të thotë se shteti do t’i kthejë paratë e mbledhura tek kompanitë– shumë prej rreth 50 milionë euro. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button