Kushtetuta e 1976 shpalli Shqipërinë ateiste dhe i dha Byrosë Politike kontroll absolut mbi të gjitha pushtetet
Kushtetuta e 1976 shpalli Shqipërinë ateiste dhe i dha Byrosë Politike kontroll absolut mbi të gjitha pushtetet

Më 28 dhjetor 1976, u miratua Kushtetuta që e shpalli Shqipërinë ateiste. Duke përligjur ndalimin e besimit fetar, Republika Popullore Socialiste Shqiptare vendosi kontroll të plotë mbi të gjitha pushtetet.
Pjesëmarrja në ceremoni fetare dhe zotërimi i librave të karakterit fetar ishin të dënueshme. Shteti ndërmori fushatën e përndjekjes së klerit, në sajë të një sulmi sistemik në media dhe në kinematografi, me qëllim përdhosjen e figurave të besimit dhe propagandimin e linçimit të tyre. Objektet e kultit u shembën, librat e shenjtë u dogjën në sheshe, priftërinj dhe imamë u burgosën dhe u ekzekutuan.
Në këtë periudhë, Shqipëria po shkonte drejt izolimit të plotë, pas shkëputjes së marrëdhënieve me vendet kryesore të kampit komunist./ atsh