Kushtetuta, paqartësi për debatin në Kuvend

Kushtetuta, paqartësi për debatin në Kuvend

Mbetet e paqartë se si do zhvillohet debati në seancën plenare në Kuvend për nevojën e hapjes së Kushtetutës, i planifikuar për nesër. Kjo seancë është testi i parë për ndryshimet kushtetuese, pasi nevojitet shumicë prej dy të tretash që procesi të vazhdojë. Shumica më parë kishte deklaruar se u mungonin votat e tetë deputetëve nga 80 të nevojshmet. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ndërkaq, së fundmi njoftoi se nëse nuk ka shumicë prej dy të tretave, është e mundur të pezullohet seanca dhe të vazhdohet në momentin kur deputetët e opozitës përfundimisht do të ndryshojnë mendje.

Seanca për nevojën e hapjes së Kushtetutës mund të zgjasë maksimum dhjetë ditë dhe nëse ka dritë jeshile, sipas afateve, i gjithë procesi i ndryshimeve kushtetuese mund të përfundojë për tre muaj e gjysmë. Plani i Qeverisë është që procesi të përfundojë deri në fund të nëntorit dhe të përkojë me përfundimin e procesit të skriningut të vendit. /alst.mk

LEXO EDHE:

Back to top button