Kuvajti mbyll kufijtë për shtetasit e huaj për shkak të COVID-19

Autoritetet e Kuvajtit kanë paralajmëruar se nga 7 shkurti në periudhën prej dy javëve do të ndalojnë hyrjen e të gjithë shtetasve të huaj për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në këtë vend të Gjirit.

Këshilli i Ministrave të Kuvajtit tha se gjatë kësaj periudhe, vetëm personat që vizitojnë të afërmit dhe punëtorët e shkallës së parë do të jenë në gjendje të kalojnë kufirin, por të gjithë do të duhet të kalojnë një periudhë të caktuar mbikëqyrjeje karantine pasi të hyjnë në Kuvajt.

Si pjesë e një sërë masash kufizuese që synojnë të frenojnë përhapjen e COVID-19, Kuvajti po ashtu ka vendosur ndalesë në të gjitha qendrat tregtare, restorantet dhe subjektet tjera në periudhën prej orës 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Puna lejohet vetëm në barnatore, dyqane të pajisjeve mjekësore dhe dyqane ushqimore.

Në Kuvajt nga fillimi i pandemisë së COVID-19 janë infektuar 167.410 persona ndërsa si pasojë e sëmundjes kanë humbur jetën 961 persona.

 

LEXO EDHE:

Back to top button