Kuvend, akuza të ndërsjella për korrupsion

Kuvend, akuza të ndërsjella për korrupsion

Në pyetjet e deputetëve në Kuvend, pushteti dhe opozita u përplasën për atë se kush është më i korruptuar. VMRO-DPMNE-ja pyeti kryeministrin pse nuk ka reaguar për skandalet e fundit në të cilat ata kanë akuzuar për korrupsion zv/kryeministrin e parë Artan Grubi. Kryeministri nuk u përgjigj personalisht por ia la hapësirën vetë Grubit.

Pse heshtni për pasurinë që mblidhet rreth zv/kryeministrit të parë? Përse qeveria e drejtuar nga ju nuk ka pasur reagim për skandalet e mëdha që dolën në opinion? Si persona të afërt me BDI-në marrin akreditime për laboratorë? Si lejohet të krijojnë prona nga bizneset milionëshe deri sa populli varfërohet? Si i vëllai i Grubit blen dyqan prej gjysmë milioni euro, kur firma e tij punon më humbje për katër vjet? Prej nga e kanë prejardhjen paratë? Si Byroja për meteorologji furnizohet me laborator mobil tre herë më të shtrenjtë kur drejtohet nga drejtorja e afërt me Artan Grubin?”, tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

“VMRO-DPMNE-ja është nëna, babai, gjyshi, tezja që e ka shpikur korrupsionin, ka doktoruar për korrupsion, hajdutë nga dita e parë deri në ditën e fundit, prandaj e dinë më mirë se ku është mjalti që t’i fusin duart. Kërkojnë që të vinë në pushtet, jo për të ndihmuar që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së por ju ka mbetur merak mjalti”, u shpreh Artan Grubi, zv/kryeministër i parë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button