Kuvend, deputetët nuk kishin kohë të diskutojnë për pikat e rendit të ditës por u morën me procedurat dhe shkeljet e rregullores

Kuvend, deputetët nuk kishin kohë të diskutojnë për pikat e rendit të ditës por u morën me procedurat dhe shkeljet e rregullores

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është “i aftë” që të harxhojë 2 orë për një seancë me disa pika të rendit të ditës, e të mos debatojë për asnjërën prej tyre. E gjitha kjo për shkak se deputetët nuk mund të merreshin vesh për rregulloren e Kuvendit dhe zbatimin e saj. I gjithë kaosi u shkaktua kur pas përfundimit të afatit me vonesë arriti dhe u paraqit edhe zv.ministri për politikë sociale, Gjoko Vellkovski. Kjo irritoi deputetët e LSDM-së.

“Në çfarë baze lejoni që të paraqitet dikush jashtë afatit kohor që është paraparë për paraqitje. Nëse ka një minutë për paraqitje, ka një minutë për paraqitje”, deklaroi Oliver Spasovski – LSDM.

“Unë përsëri do të thirrem në nenin 76 ku në mënyrë eksplicite thuhet dhe përmendet fjala se “deri në vërtetimin e rendit të ditës”. Kjo do të thotë se derisa zgjatë kjo, mund të diskutojmë dhe vendosim për këtë”, tha Afrim Gashi – Kryetar i Kuvendit.

Spasovski thumboi Gashin me lëshimin protokollar që ndodhi dje gjatë ceremonisë së mirëpritjes së homologut të tij kroat, Gordan Jandrokoviq, kur Gashi u rrotullua për 360 gradë. Spasovski kërkoi gjysmë ore pauzë.

“Kërkoj gjysmë ore pauzë të na dorëzoni stenogramin dhe t’i vërtetojmë faktet. Nuk mund të kalohet përmes kësaj mënyre të udhëheqjes së Kuvendit. Ju lutem, tjetër gjë është të dilni në protokoll jashtë, e tjetër gjë të udhëhiqni seancë”, u shpreh Oliver Spasovski – LSDM.

“Unë do të duhet të vazhdoj me seancën mendoj se seanca rrjedhë në rregull dhe sipas procedurës… Jap pauzë, gjysmë ore pauzë”, tha Afrim Gashi – Kryetar i Kuvendit.
Pas pauzës, ende pa filluar mirë, koalicioni VLEN kërkoi përsëri pauzë ndërsa kryetari Gashi vendosi që këtë seancë ta shtyjë për të hënën. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button