Kuvend, “E Majta” dorëzoi Interpelancë për Toshkovskin

Kuvend, "E Majta" dorëzoi Interpelancë për Toshkovskin

Grupi parlamentar i Të majtës sot në Kuvend dorëzoi interpelancë për punën e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Në arsyetim, deputetët e Të majtës thuhet se ajo ka 10 baza, prej të cilave 5 janë të lidhura drejtpërdrejtë me tragjedinë në Koçan. Deputeti i së Majtës, Sashko Jançev, tha se është evidente që në hetimin për këtë tragjedi, nuk po përfshihen persona, funksionarë dhe bartës të funksioneve publike që janë të afërt me VMRO-DPMNE-në.

“Baza e parë është mungesa e kontrolleve në diskotekën ‘Puls’ që është obligim ligjor i Ministrisë së Punëve të Brendshme…MPB jep pajtueshmëri për objektin nëse ai i plotëson kushtet për mbrojtjen e rendit dhe qetësinë publike. Po ashtu ekzistojnë edhe obligime ligjore për MPB që është organ kompetent të bëj kontrolle nëse ka zhurma të mëdha, a shpërndahet alkool, a shfrytëzohen substanca psikotrope, droga, dhe nëse në objekt ka të mitur dhe kështu me radhë. MPB në të gjithë këtë dështoi ”, tha Sashko Jançev, deputet i Të majtës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button