Kuvend, vazhdon sot seanca e Komisionit anketues për rastin e Onkologjisë

Kuvend, vazhdon sot seanca e Komisionit anketues për rastin e Onkologjisë

Në Kuvend sot vazhdon me punë Komisioni anketues për skandalin në onkologji. Do të dëgjohen dëshmitarët dhe ekspertët dhe do të shqyrtohen akte dhe dokumente në lidhje me ngjarjen e Onkologjisë.

Më 13 të këtij muaji, anëtarët e Komisionit kanë filluar 30 ditët shtesë për marrjen në pyetje të ekspertëve dhe bartësve të funksioneve publike, si dhe për analizimin e dokumentacionit dhe transkripteve të deklaratave të rreth 60 dëshmitarëve të dëgjuar më parë.

Komisioni anketues në Kuvend është formuar pas publikimi të rastit për keqpërdorimin e ilaçeve nga Klinika e Onkologjisë.

Pas përfundimit të deklaratave dhe dokumentacionit, siç paralajmëroi kryetarja e Komisionit anketues, Rashela Mizrahi, do të bëhen konkluzionet dhe do t’i dorëzohen Prokurorisë Publike.

 

LEXO EDHE:

Back to top button