Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 39-të

Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 39-të, ku në rend të ditës janë më shumë ligje në sfera të ndryshme. Deputetët gjatë ditës së djeshme debatuan për Propozimin për emërimin e një anëtarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë. Votimi për këtë pikë të rendit të ditës do të caktohet në mënyrë plotësuese. Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seanca Komisioni për shëndetësi dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.