Kuvendi, gjysmëfunksional që më herët – Pozita dhe opozita e kanë bllokuar njësoj

Kuvendi, gjysmëfunksional që më herët – Pozita dhe opozita e kanë bllokuar njësoj

Gazetare: Fatlume Dervishi

“Bllokimi i opozitës i cili filloi sot nuk do të jetë përvoja e parë e ligjvënësit me bllokime dhe jofunksionalitet ose gjysmëfunksionalitet. Kjo përbërje parlamentare në mënyrë të posaçme është përballur me vërejtje dhe kritika për bllokime, zvarritje, seanca të papërfunduara, komisione që nuk e bëjnë punën e tyre, mungesë deputetësh, etj. Arsyetimi ka qenë pandemia, por sigurisht mungesa e vullnetit të përfaqësuesve të popullit ka luajtur një rol shumë të madh”, raporton gazetarja e Alsat, Fatlume Dervishi.

Alsat ka informuar në vazhdimësi për bllokimin e ligjeve në procedurë parlamentare.

Një pjesë e mirë e tyre janë ligje të rëndësishme me interes të veçantë për opinionin.

Disa kanë ngecur nëpër komisione, si në ata që drejtohen nga deputetë të pushtetit, po ashtu edhe në komisione që drejtohen nga deputetë të opozitës.

Disa janë bllokuar me qindra-mijë amendamente dhe janë lënë në harresë.

Ligjet e ngecura në procedurë:

  • Ligji për lojërat e fatit
  • Ligji për rregullimin e statusin të objekteve të jashtëligjshme
  • Ligji për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik
  • Ndryshimet në Kodin penal
  • Ligji për dëmshpërblimin e viktimave të veprave penale me dhunë
  • Kodi zgjedhor
  • Ligji për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit
  • Ligji për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje
  • Ligji për duhanin

Që nga konstituimi janë gjithsej 12 seanca të papërfunduara, kurse më e vjetra prej tyre është nga 28 korriku, 2021. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button