Kuvendi i Kosovës vazhdon bllokadën, deputetët dështojnë për herë të 42-të të konstituohen

Kuvendi i Kosovës vazhdon bllokadën, deputetët dështojnë për herë të 42-të të konstituohen

Përkundër afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit më së largu deri më 26 korrik, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë dështuar sërish ta formojnë organin më të lartë ligjvënës të vendit.

Seanca konstituive, që u mbajt me vonesë në mbrëmje të së shtunës për shkak të një alarmi të rremë për bombë, zgjati vetëm pak minuta.

Kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu atë, duke caktuar vazhdimin pas 48 orësh – të hënën, më 7 korrik.

Kjo është hera e 42-të që prej 15 prillit që deputetët mblidhen çdo të dytën ditë pa arritur të zgjedhin kryetarin e Kuvendit, hap ky i domosdoshëm për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm vetëm 74 nga 120 deputetë, numër i pamjaftueshëm për të proceduar me votimin.

LEXO EDHE:

Back to top button