Kuvendi shënon Ditën Ndërkombëtare për uljen e rrezikut nga fatkeqësitë
Kuvendi shënon Ditën Ndërkombëtare për uljen e rrezikut nga fatkeqësitë

Sot në Kuvend do të shënohet Dita Ndërkombëtare e uljes së rrezikut nga fatkeqësitë – 13 Tetori me debatin “Të rinjtë për uljen e rrezikut nga fatkeqësitë”.
Siç njofton shërbimi për shtyp i Kuvendit, fjalën hyrëse në këtë ngjarje do të kenë Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit, Veronik Ullman, ambasadori i Zvicrës, Marina Dimovska, Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit dhe Armen Grigoryan, Përfaqësuesi i Përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Ndërkaq, fjalime tematike do të kenë Dragana Bojkovska, kryetare e Klubit të deputetëve të rinj në Kuvend, Emilia Angelova, nënkryetare e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport dhe Ilire Dauti, kryetare e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinj.
Në fund të aktivitetit është planifikuar të zhvillohet një diskutim dhe propozime për përfshirjen e të rinjve në politikat për uljen e rreziqeve nga fatkeqësitë.