Kuvendi të hënën pritet të miratoj trupat punues

Të hënën Kuvendi pritet t’i miratojë trupat punues. Partitë ditë më parë kanë arritur konsensus për ndarjen e tyre, ndërsa gjatë ditës caktuan përbërjet. Në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, shumica dhe opozita u përplasën për përbërjen e Komisionit për Pushtet Lokal dhe anëtarët shtesë të partive që nuk janë të organizuara në grupe parlamentare. LSDM-ja do të udhëheqë 8 Komisione Parlamentare, mes tyre Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, Komisionin për Sistem Politik, Komisionin për Arsim dhe Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri.

VMRO-DPMNE-ja do t’i ketë kryesisht Komisionet konfidenciale si atë për ndjekje të komunikimeve dhe Komisionin për mbikëqyrjen e punës së shërbimeve të sigurisë. Opozita do të udhëheqë edhe Komisionin për politikë të jashtme dhe atë për financa dhe buxhet.

BDI do të ketë Komisionin Kushtetues, atë për Çështje Evropiane dhe Komisionin për Shëndetësi ku për kryetar Komisioni është propozuar Arben Ziberin të cilin Filipçe e shkarkoi nga pozita e drejtorit të Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të udhëheqë Komisionin për Punë dhe politikë sociale dhe Komisionin anketues për liri dhe të drejta.

Në rend ditë do të jetë konfirmimi i gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur më parë nga Presidenti. Për miratimin e saj nevojitet konsensus prej 2/3, ndërsa kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se shumica duhet angazhohet për të siguruar numrat e nevojshëm.

Nga e hëna do të diskutohet edhe për propozim-ndryshimin e Ligjit për arsim të fillor dhe arsim të mesëm, me qëllim përshtatjen e procesit arsimor me kushtet dhe protokollet kundër Kovid-19.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button