Kvaratshkelia në dyshim për sfidën me Braga-n në Champions

Napoli po përballet me disa probleme, pasi ka disa lojtarë të lënduar para ndeshjes vendimtare në Ligën e Kampionëve kundë Braga-s. Sulmuesi, Kvicha Kvaratskhelia nuk është stërvitur me shokët e tij të Napolit, ndërsa Jens Kajuste dhe Mario Rui janë gjithashtu në dyshim.
Për të garantuar vendin e tyre në mesin e 16-të skuadrave më të pas Real Madridit, do të mjaftojë që të shmangin humbjen kundër Bragës. Kvaratskhelia vuan nga simptomat e gripit. Ai nuk stërviti me skuadrën sot, përkundrazi kishte vetëm një seancë të shkurtër vetëm në palestër.
Edhe Mario Rui është ende jashtë fushës, ndërsa Kajuste u diagnostikua me një ndrydhje në gju pas humbjes 1-0 ndaj Juventusit. Mbrojtësi i majtë Matias Olivera është jashtë deri në vitin 2024 me një dëmtim në gju, kështu që ka të ngjarë që Natan të përdoret përsëri në atë anë të mbrojtjes.