Kvaratshkelia shpalos cakun e PSZH-së: Qëllimi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve

Kviça Kvaratskhelia ka treguar se qëllimi i Paris Sen Zhermenit këtë edicion është ta fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve. Ylli gjeorgjian shënoi në fitoren 7-0 të PSZH-së kundër Brest në Ligën e Kampionëve, duke dërguar një mesazh të fortë për rivalët teksa presin Barcelonën ose Liverpoolin në fazën e 1/8-tës.
“Ishte e rëndësishme të fitonim. Nuk është e lehtë të fitosh 7-0 dhe ne jemi shumë të lumtur. Kualiteti i lojtarëve është shumë i lartë dhe ata më ndihmojnë në fushë. Është shumë kënaqësi të luash në këtë ekip, jam shumë i lumtur,” ”, ka thënë fillimisht Kvaratskhelia.
Kur u pyet për shanset e PSZH-së në Ligën e Kampionëve, gjeorgjiani tregoi se synimi i tyre është ta fitojnë garën.
“Gjithçka është e mundur. Synimi ynë është të fitojmë dhe do të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë”, përfundoi ylli i PSZH-së.