Ky është qyteti më i ngushtë në botë: Ndërtesat e mëdha ndodhen mes maleve të thepisura
Ky është qyteti më i ngushtë në botë: Ndërtesat e mëdha ndodhen mes maleve të thepisura

Qyteti Zhaotong ndodhet në pjesën verilindore të provincës Yunnan në Kinë dhe njihet si qyteti më i ngushtë në botë.
Qyteti ndodhet në rrjedhën e sipërme të lumit Yangtze, është disa shekullor dhe ishte një nga rrugët kryesore tregtare të njohura si “Rruga e Mëndafshit”.
Ndodhet midis shkëmbinjve malorë, ka shumë peizazhe malore, mbi 30 lloje pishinash të ndryshme natyrore, shpella dhe është i popullarizuar në mesin e turistëve që duan të bëjnë një pushim nga stili i jetesës urbane.
Emrin e ka marrë nga fakti se dikur në këtë qytet kishte elefantë. Në kohët e lashta, qyteti ishte i banuar nga njerëzit e njohur me emrin Bo.

Në shpatet rriten lloje të ndryshme orkidesh dhe bimësh mjekësore. Qyteti quhet edhe portieri i zemrës së provincës Yunnan.



