Ky është shqiptari i parë që do të shkojë në Mars

Bennet Nura, 17-vjeçar, është shqiptari i parë që tashmë i ka arritur emri në planetin Mars. Në vitin 2020, para se raketa AtlasV të nisej për në planetin Mars, NASA kishte hapur konkurs për të gjithë banorët e botës në rast të vërtetimit se aty do të mund të zhvillohet jeta. Aty kishte konkurruar edhe Nura në mesin e 100 mijë njerëzve.

- Advertisment -

Tashmë ai është përzgjedhur të jetë ndër banorët e parë zyrtarë të këtij planeti, njëherësh shqiptari i parë, nëse në të ardhmen aty do të ketë jetë.

Benneti ka thënë për RTK-në se tashmë i ka 2 pasaporta, një të NASA-s dhe një që mban shtetësi holandeze, pasi ai jeton në Holandë.

“Ideja e këtij konkursi ishte që të zgjidhen 100.000 banorë virtualë të Marsit, nga 7.8 miliardë banorë sa i ka bota. Këta të përzgjedhur, tashmë janë edhe banorë zyrtarë të këtij planeti, ku në mesin e tyre jam edhe unë. Pra nëse planeti Mars bëhet i banueshëm, ne si të përzgjedhur jemi të parët që kemi të drejtë jete atje”, ka thënë Nura.

Benneti, që studion shkencat kompjuterike, ka thënë se për të konkurruar i ishte dashur thjeshtë të plotësonte një pyetësor me pyetje personale.

Me datën 18.02.2021 ne ora 9:55 raketa Atlas V ka aterruar në Mars. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte që të mblidhen mostra, për të parë nëse më herët aty ka pasur jetë. Sonda me gjashtë rrota, më e madhja dhe më e avancuara e NASA-s, ateroi të enjten, pas një udhëtimi shtatëmujor, prej 470 milionë kilometrash, nga Toka. NASA i është bashkuar Agjencisë Evropiane të Hapësirës, për të sjellë shkëmbinj nga Marsi, që mund të tregojnë nëse ka ekzistuar ndonjëherë jetë në planetin Mars.

LEXO EDHE:

Back to top button