​Ky është trajneri që Maldini donte ta sillte te Milani

​Ky është trajneri që Maldini donte ta sillte te Milani

Paolo Maldini po planifikonte një revolucion në Milan para shkarkimit të tij, duke dashur që klubi të zëvendësonte trajnerin Stefano Pioli me Andrea Pirlo, raporton “Corriere dello Sport”.

Drejtori teknik 54-vjeçar u shkarkua nga pronari Gerry Cardinale të hënën pas një takimi të shkurtër por të tensionuar dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Frederic Massara, duke i dhënë fund një epoke të rëndësishme te kuqezinjtë.

Maldini dhe Massara luajtën një rol vendimtar në rikthimin e Milanit në majat e futbollit italian, duke sjellë figura të rëndësishme si Mike Maignan, Rafael Leao dhe Theo Hernandez. Largimet e dyshes e kanë futur klubin në një gjendje kaosi dhe kanë shkaktuar tensione mes lojtarëve, përcjellë KosovaPress.

Siç raportohet nga medita italiane, burime nga brenda kampit të Milanit sugjerojnë se Maldini donte që klubi të zëvendësonte Piolin me ish-bashkëlojtarin e tij Pirlon, i cili së fundmi u largua nga skuadra turke Fatih Karagumruk.

Shkarkimi i Maldinit e ka vrarë këtë ide dhe Pioli tani konsiderohet si pjesë qendrore e projektit RedBird te kuqezinjtë.

LEXO EDHE:

Back to top button