Ky është vendi me numrin më të lartë të infektimeve në rajon

Serbia rezulton të jetë për momentin vendi me situatën më të vështirësive pandemike në gjithë rajonin e Ballkanit. Në javën e fundit ky shtet ka regjistruar numrin më të lartë të infektimeve në raport me numrin e popullsisë.

Sipas të dhënave të universitetit John Hopkins, Serbia ka patur në 7 ditët e fundit një mesatare prej afro 1 mijë rastesh të reja për çdo 1 milionë banorë. Pas saj vjen Mali i Zi me afro 700 raste më pas me një diferencë të madhe nga dy vendet e para renditen Greqia, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Sa i përket fataliteteve situata më e keqe paraqitet në Malin e Zi me afro 10 viktima për çdo 1 milionë banorë. Pas tij vjen Maqedonia e Veriut me afro 8 jetë të humbura për çdo 1 milionë banorë.

Pozitive për Maqedoninë e Veriut është fakti se numri i fataliteteve është me një trend të vazhdueshëm rënës. Më pas renditen Serbia me afro 6.7 jetë të humbura, Shqipëria me 4 jete te humbura, Greqia me 3 dhe Kosova me 2 jetë të humbura.

Ndërkohë që sa i takon vaksinimeve, Greqia mban vendin e parë në rajon me afro 60 për qind të popullsisë së vaksinuar plotësisht.

LEXO EDHE:

Back to top button