Ky është viti më i nxehtë në histori, paralajmërojnë shkencëtarët: ‘Alarmante, po kalojmë pragun kyç prej 1.5 gradësh’

Ky është viti më i nxehtë në histori, paralajmërojnë shkencëtarët: 'Alarmante, po kalojmë pragun kyç prej 1.5 gradësh'

“Pas dhjetë muajsh, viti 2024 është pothuajse i sigurt se do të jetë më i nxehti i regjistruar dhe i pari me temperatura më shumë se 1.5 gradë mbi nivelet para-industriale”, tha drejtoresha e agjencisë Samantha Burgess.

Ky vit do të jetë më i nxehti në histori dhe i pari në të cilin temperatura mesatare ishte më shumë se 1.5 gradë më e lartë se temperatura mesatare në periudhën para-industriale, njoftuan të enjten shkencëtarët evropianë. Agjencia e BE-së Copernicus vlerëson se temperatura mesatare globale në vitin 2024 mund të jetë 1.55 gradë më e lartë se mesatarja para-industriale, krahasuar me 1.48 gradë në 2023. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po fliste tashmë për ” kolapsin klimatik “.

“Pas dhjetë muajsh, viti 2024 është pothuajse i sigurt se do të jetë më i nxehti i regjistruar dhe i pari me më shumë se 1.5 gradë mbi nivelet para-industriale”, tha drejtoresha e agjencisë Samantha Burges s. “Është një pikë kthese për temperaturën globale që duhet të shërbejë si një katalizator për rritjen e ambicieve në konferencën e ardhshme të klimës COP29,” shtoi ajo.

COP29 fillon të hënën në Baku, Azerbajxhan. Në konferencën e klimës në Paris në 2015, vendet ranë dakord të kufizojnë ngrohjen globale nën dy gradë, dhe në mënyrë ideale në 1.5 gradë Celsius.

LEXO EDHE:

Back to top button