“Ky sezon i Premier Ligës është më i vështiri deri më tani”

Pep Guardiola e deklaroi sezonin aktual të Premier Ligës si më të vështirin që ka përballuar, duke theksuar përmirësimin në të gjithë ligën në ekzekutimin e goditjeve të caktuara si provë të rritjes së konkurrencës. Duke folur përpara ndeshjes së Man. Sitit me Notingam Forest, Guardiola mbrojti dominimin e Arsenalit nga goditjet e ndaluara dhe hodhi poshtë pretendimet se kjo ia ul vlerën titullit.

 

“Kur Arsenali shënon nga goditjet standarde dhe është kaq i lumtur, tifozët janë të lumtur, lojtarët janë të lumtur dhe jam shumë i sigurt se edhe trajneri është i lumtur”, ka thënë fillimisht Guardiola.

 

“Pyet të gjithë tifozët e Arsenalit dhe jam i sigurt se ata nuk do të ndryshojnë asnjë sekondë të goditjeve standarde”.

 

Trajneri i Sitit theksoi se edhe ekipet e fundit në tabelë si Vulverheptoni dhe Notingam Forest përbëjnë kërcënime serioze përmes përgatitjes taktike dhe cilësisë.

 

“Vit pas viti, Premier Liga është më e vështirë, cilësia e trajnerëve rritet shumë, stafi është i jashtëzakonshëm… Kjo është arsyeja pse i jap shumë merita ekipit tim që është aty”, përfundoi Guardiola, duke i dhënë merita ekipit të tij për qëndrimin në garë pavarësisht sfidës së madhe.

Man. Siti është pesë pikë prapa Arsenalit me një ndeshje më pak të zhvilluar dhe pret Nottngam Forestin në “Etihad” të mërkurën.

LEXO EDHE:

Back to top button