Kylian Mbappe e humb ndeshjen ndaj Portugalisë

Kylian Mbappe nuk do të paraqitet për Francën në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Portugalisë për shkak të lëndimit kështu që ylli I Paris-Saint-Germain nuk do të mund të ballafaqohet përsëri me Cristiano Ronaldon, përcjell KosovaPress.

21 vjeçari vazhdon te rikuperohet nga lëndimi i pësuar më 31 tetor në ndeshjen e Ligue 1 kundër Nantes.

Përkundër kësaj situate, trajneri i Francësm Didier Deschamps e ftoi Mbappen për ndeshjet e muajit nëntor, por sot ai nuk është përfshirë fare në listën e 23 lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Portugalinë.

Ndeshja ndërmjet Francës dhe Portugalisë zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.

LEXO EDHE:

Back to top button