La Liga jep lajme të mira për Zidanin

La Liga ia ka dhënë dritën e gjelbër trajnerit të Real Madridit Zinedin Zidan që të drejtojë skudrën në sfidat e ardhshme. Trajneri francez ka rezultuar negativ në testin për “COVID-19”, pasi u izolua ditë më pare, për shkak se kishte pasur kontakt me një person që ka rezultuar së fundmi pozitiv.

Hose Luis Sançez ka zbuluar në ‘El Chiringuito’ se La Liga i ka dhënë dritën e gjelbër, që Zizu të kthehet të stërvit skuadrën dhe të udhëtojë për Pamplona, pasi rezultoi negativ.

Për këtë, Reali stërvitjen e mëngjesit e kishte shtyrë në orën 16:00 dhe Zizu është i lirë tani ta udhëheqë atë.

LEXO EDHE:

Back to top button