La Liga nis hetimet për të gjetur përgjegjësit për fyerjet raciste ndaj Viniciusit

La Liga ka lëshuar një deklaratë në të cilën siguron se do të hetojë fyerjet raciste ndaj Vinicius Zhunior gjatë ndeshjes kundër Majorka-s dhe do të përpiqet të gjejë përgjegjësit.

“Duke pasur parasysh ngjarjet që ndodhën në ndeshjen Majorka-Real Madrid, ku u panë edhe një herë ofendime të patolerueshme raciste ndaj lojtarit të Realit të Madrid, Vinicius Jr, La Liga po vë në dispozicion të gjitha mjetet teknike dhe po punon me klubin vendas për identifikimin e përgjegjësve, me qëllim marrjen e masave të duhura ligjore.

Përveç kësaj, për të përshpejtuar këtë identifikim, La Liga ka aktivizuar email-in “[email protected]” në mënyrë që tifozët që mund të kenë imazhe ose ndonjë tregues të identitetit të atyre që janë përgjegjës, të mund të kontaktojnë La Liga-n dhe të lehtësojnë identifikimin e nevojshëm.

La Liga dënon me vendosmëri atë që ndodhi dhe, si në rastet e mëparshme, do të paraqesë denoncimet e nevojshme dhe do të vijojë luftën, brenda kompetencave të saj, kundër çdo lloj akti, sjelljeje apo incidenti racist,” thuhet mes tjerash në deklaratën e La Ligës.

LEXO EDHE:

Back to top button