Lacio e Gallatasaraj të sigurtë, Man. Junajted “ngec” në “Old Traford”

Spektakli ishte i pranishëm, por nuk mund të mungonin as befasitë. Kjo ishte pasqyra e shtatë ndeshjeve të mbrëmjes së Ligës Europa, me çudinë më të madhe që erdhi në mitikun e “Old Trafford”, mes “Djajve” të Man. Junajted dhe holandezëve të Tuente-s.

Goli i parë i sfidës, që u mbyll në shifrat 1-1 erdhi nga “fantazisti” danez, Kristian Eriksen në minutën e 35′-të të pjesës së parë, ndërsa për të vulosur gjithçka në barazimin surprizues mendoi sulmuesi 27-vjeçar, Sam Lamers.

Fitore të mëdha arritën Lacio dhe Gallatasaraj, me italinët që triumfuan 3-0, në transfertën e Dinamo Kiev, ndërsa “Luanët” e Stambollit mposhtën me shifrat 3-1 kampionët grek të PAOK.

Ndërkaq, në sfida të tjera Anderleht fitoi 2-1 ndaj Ferencvaroshit, Slavia Praga triumfoi me shifrat e pastra 2-0 në transfertën e Ludogoretsit, ndërsa sfidat Midtiland-Hofenhajm dhe Nica-Real Sosiedad u ndalën në rezultatin 1-1.

LEXO EDHE:

Back to top button