Lacio kryeson dhe siguron kualifikimin në 1/8-at, eliminohen 7 skuadra

U luajtën ditën e sotme të gjitha duelet e shtata në grupet e Ligës së Europës, ku nuk munguan surprizat. Renditja kryesohet nga Lacio, që ka arritur të sigurojë 19 pikë, duke siguruar matematikisht kualifikimin në fazën e 1/8-ve, ndërkohë që ndiqet nga Ajntrakt Frankfurt dhe Atletiko Bilbao me 16 pikë.

Ndërkohë për sa i përket fundit të renditjes, RFS, Slavia Pragës, Malmo, Ludogorets, Karabak, Nisë dhe Dinamo Kiev, janë zyrtarisht të eliminuara nga Liga e Europës, edhe pse ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur, matematika nuk ua mundëson kapërcimin në vendin e 24 që të dërgon në “Play Off”-in e fazës së 1/16-ve.

LEXO EDHE:

Back to top button