Lacio merr mbrojtësin e ri nga AC Milani

Mbrojtësi Mateo Musakio që aktivizohej me Milanin doli nga planet e trajnerit Stefano Pioli teksa tekniku i kuqezinjve para tij preferon edhe një të ri si Kalulu. Megjithatë, edhe problemet fizike nuk e kanë lënë 30-vjeçarin të shprehej, ndërkohë që te Lacio shpreson të ketë vazhdimësi. Kjo lëvizje e drejtorit Igli Tare, vjen pas dëmtimit të Luis Felipe, ndërsa tashmë trajneri Simone Inzagi do të ketë të gatshëm një futbollist me shumë eksperiencë.

Operacioni pritet të ketë një vlerë të ulët financiare, teksa Milan kërkonte 2.5 milion euro, por marrëveshja pritet të mbyllet për një shifër më inferior se 2.5. Për Musakion ka pasur edhe oferta të tjera, megjithatë mbrojtësi i ka anashkaluar klubet e tjera pasi kërkon të qëndrojë në Itali dhe ka simpati për Lacion.

LEXO EDHE:

Back to top button