Lady Gaga paditi për 100 milionë dollarë dëmshpërblim

Ylli i popit, Lady Gaga është paditur për vjedhjen e logos së një kompanie të dërrasave të sërfit.

Përkatësisht, kompania kaliforniane e surfimit Lost International paditi Lady Gaga-n, duke pretenduar se ajo përdori logon e tyre për të promovuar albumin e saj të ri “Mayhem”.

Kompania ngriti një padi në një gjykatë të qarkut në Kaliforni, duke pretenduar se imazhi që Lady Gaga përdor për albumin e saj është “thelbësisht i ngjashëm, nëse jo identik” me logon e tyre.

Lost International pretendon se ka përdorur emrin “Mayhem” që nga viti 1986, siç ishte pseudonimi i themeluesit të tyre, dhe se Lady Gaga përdori një logo pothuajse identike në turneun e saj, të cilën ata e përdorin që nga viti 1988.

Kompania pretendon se veprimet e saj mund të ngatërrojnë njerëzit dhe se kjo do të dëmtojë reputacionin e tyre, sepse Lady Gaga po përdor logon e tyre pa lejen e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button