Lagarde: Po dalim nga pandemia me rimëkëmbje të ekonomisë

Ne po dalim nga pandemia me ekonomitë që janë stabilizuar dhe po rimëkëmben, tha sot presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

“Kur shikojmë nivelet e papunësisë në ekonomitë e përparuara, pandemia nuk ka lënë shumë dëme. Dhe nëse shohim nivelin e PBB-së, ne do të kthehemi në atë të para pandemisë në fund të vitit”, shpjegoi Lagarde.

“Vazhdoni me vaksinimet në të gjithë botën”, theksoi ajo.

Kreu i BQE-së bëri thirrje, gjithashtu, për një ndihmë më të synuar për sektorët e goditur më rëndë nga pandemia.

LEXO EDHE:

Back to top button