Lagarde: Rritja ekonomike në Europë shumë pranë

Perspektiva për ekonominë dhe situata pandemike po përmirësohen, pasi fushatat e vaksinimit vazhdojnë dhe besimi po fillon të rritet, deklaroi presidentja e BQE-së, Christine Lagarde në një seancë dëgjimore në Parlamentin Europian.

“Ne presim që aktiviteti ekonomik të përshpejtohet duke filluar nga ky tremujor, falë mbështetjes së stimulit fiskal dhe monetar dhe një rikthimi të fuqishëm të veprimtarisë së shërbimeve në veçanti”, shtoi ajo.

“Një shtrëngim i normës tani do të ishte i parakohshëm dhe do të krijonte rreziqe si për rimëkëmbjen ashtu edhe për parashikimin e inflacionit. Me rimëkëmbjen ne duhet të qëndrojmë vigjilentë dhe mbështetja monetare duhet të vazhdojë në mënyrë që të ndërtojmë një urë mbi pandeminë”, shtoi Lagarde.

“Masat nga BQE, që nga marsi i vitit 2020 dhe deri në vitin 2023, do të zbatohen ashtu siç janë planifikuar”, shtoi ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button