Lajçak optimist: Marrëveshja për dinarin deri në fund të javës
Lajçak optimist: Marrëveshja për dinarin deri në fund të javës

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, shprehu bindjen se mund të arrihet një zgjidhje e përkohshme dhe e qëndrueshme për çështjen e përdorimit të dinarit në Kosovë.
Sipas Lajçak, kjo mund të arrihet me “fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”.
“Në fund të kësaj jave, do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për bisedime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme të zbatueshme për ata që preken nga Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për transaksionet me para të gatshme.
Jam i bindur se mund të arrihet një marrëveshje, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, shkroi Lajçak në Facebook.