Lajçaku për takimet në Kosovë e Serbi: Presim t’u përmbahen obligimeve

Lajçaku për takimet në Kosovë e Serbi: Presim t’u përmbahen obligimeve

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimeve me liderët e Kosovës dhe Serbisë ka thënë se presin që palët t’u përmbahen obligimeve nga dialogu.

Lajçak i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë, qëndruan sot paradite në Prishtinë dhe zhvilluan një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pasdite u takuan në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimet me Kurtin dhe Vuçiqin i ka quajtur të rëndësishme dhe përmbajtësore.

“Kemi theksuar se 24 shtatori duhet të hetohet plotësisht dhe se urgjentisht duhet të ketë shtensionim e normalizim. Presim që të dy t’u përmbahen obligimeve nga dialogu”, ka shkruar ai në Twitter.

Lajçaku po ashtu ka paralajmëruar se për takimet e së shtunës do të njoftohen shtetet anëtare të BE-së dhe se kjo çështje do të diskutohet edhe në Këshillin e BE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button